Në emisionin “Enxhi në botën e kafshëve” e ftuar ishte aktorja Renada Caci. Renada foli për 2 qenushët në jetën e saj, si dhe për ngjarjen e fundit të keqtrajtimit të një qeni.
“Të thuash monstra për këta njerëz është pak. Nuk dua të përdor fjalor të papërshtatshëm në emision, por nuk janë pamje të bukura.
Dhe jo të flasësh më tej, për të tjerë që e kanë kthyer në biznes teksa kërkojnë fonde dhe vazhdojnë keqtrajtimin” tha Renada Caci.
Për studimet të cilat tregojnë se vitet e fundit vajzat kanë neglizhuar prezencën e një partneri në jetën e tyre, duke bërë zgjedhjen për një kafshe, Renada tha “Janë dashuri të pakrahasueshme. Cdo kush ka vendin e vet, por dhe unë po të zgjidhja, sigurisht zgjidhja katërputroshin. Është dashuri e madhe” tha ajo./ Abcnews.al