Napoli shkarkoi mbrëmjen e djeshme trajnerin Carlo Ancelotti. Shkarkimi i italianit kishte kohë që pritej, për shkak të një seri rezultatesh negative në Seria A, edhe pse napoletanët arritën të kualifikohen për në fazën me eliminim direkt në Champions League.
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, i ka ardhur shumë keq për shkarkimin e ish-trajnerit të tij. ‘’Kam shumë respekt për të, më vjen shumë keq. E dija që puna e tij ishte vështirësuar shumë kohët e fundit,’’ deklaron anglezi në konferencën mbas ndeshjes.
‘’Pashë intervistën e tij para ndeshjes dhe e mendova që nuk po kalon një moment të mirë. Ai gjithmonë e mban veten, nuk e tregon se gjërat nuk po ecin mirë. Mendoj se ai mund të punojë kudo në botë,’’ deklaron ish-mesfushori, i cili ka qenë nën urdhrat e Ancelottit në vitin 2010. /abcnews.al