Mirditë- Një 51-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete.
Sipas policisë dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinë
Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin 50 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.