Këputet kablloja e ashensorit në një hotel luksoz në Bali, vdesin 5 të rinj

schedule15:37 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:37 - 6 Shtator, 2023

Pesë punonjës të një hoteli në Bali kanë humbur jetën pasi u këput kablloja e ashensorit. Dy burra dhe tre gra po punonin në Ayuterra Resort në rrethin Ubud të Bali, Indonezi, kur ndodhi incidenti.

Kablloja e çelikut në ashensor, u këput dhe stafi u rrëzua nga 100 metra lartësi. Punëtorët janë identifikuar si Ni Luh Superningsih, 20, Kadek Hardiyanti, 24 vjeç, Kadek Yanti Pradewi, 19 vjeç, Sang Putu Bayu Adi Krisna, 19 vjeç dhe Ëayan Aries Setiaëan, 23 vjeç.

Mendohet se resorti ka paguar kompensim me kushtin që familjet mos të ndërmarrin veprime ligjore. Pronarja e resortit Linggaëati Utomo shprehu ngushëllimet e saj për familjet. Dy nga punëtorët vdiqën në vendngjarje dhe tre të tjerët vdiqën në spital.

Një kuzhinier në hotel, Ketut Suëiarta, tha për mediat lokale se dëgjoi britma.

Policia ka nisur një hetim se si dhe pse u prish kablloja me pasoja kaq katastrofike.  Të gjithë mysafirët në resort janë zhvendosur në një vend të përkohshëm, ndërkohë që kryhen hetimet.

/abcnews.al