Këpucët e larta që Salma Hayek i ka veshur prej dekadash janë tashmë trendi i momentit

schedule15:01 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 15:01 - 19 Dhjetor, 2022

Janë një palë këpucë në garderobën e Salma Hayek që i ka rezistuar kohës. Bëhet fjalë për platformat. Shumë kohë përpara se të bëheshin të modës nga Versace, Salma e bëri këtë stil të guximshëm në një element kryesor të garderobës.

Platformat u shfaqën dukshëm në veshjet e saj të viteve ’90 krahas sandaleve, stili tjetër i saj i preferuar. Këto ditë, ajo po mbështetet drejt çizmeve lëkure të ngushta, si ato me shkëlqim që veshi në shfaqjen “Today” dhe ato që veshi në “The Tonight Show me protagonist Jimmy Fallon”. Gjithashtu, edhe platformat prej kamoshi, të cilat i veshi së fundmi për një paraqitje në Live me Kelly dhe Ryan.

Për eventet zyrtare, aktorja preferon takat me platformë. Në BAFTA-t e këtij viti ajo u shfaq me një palë taka saten, të cilat i përshtateshin në mënyrë të përkryer fustanit të saj prej kadifeje ngjyrë vjollce Gucci.

Sakaq, ajo i veshi ato për të marrë një yll në “Walk of Fame”, një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj në Hollywood, si dhe për promotë për filmat e saj hit “House of Gucci” dhe “Eternals”. Në fakt sipas Salma Hayek, çdo rast kërkon një platformë të madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!