Një palë këpucë prej kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur në ankand për afër 40,000 dollarë.
Sipas BBC, këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950.
Churchilli rregullisht është fotografuar me këto këpucë të veshura gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955.
Ato janë shitur nga ankandistët Bellmans të Sussexit, ndërsa ishin punuar nga një këpucëtar i njohur i kohës.
Fillimisht pritej që të fillonin me shitje prej çmimit 15,000 dollarë, por në fund u shitën për 39,040 dollarë./abcnews.al