Keni zbokth dhe flokë të yndyrshëm? Shtoni këto përbërës në shampo, rezultati është i mahnitshëm

schedule17:41 - 17 Maj, 2022

schedule 17:41 - 17 Maj, 2022

Shumë njerëz ndajnë të njëjtin shqetësim kur bëhet fjalë për flokët: bëhen shumë shpejt me yndyrë.  Shumë produkte mund të ndihmojnë me këtë problem por kanë përbërës që mund të dëmtojnë flokët. Megjithatë, ka shumë mënyra natyrale që ndihmojnë.

Hapi i parë është që të zgjidhni një shampo pa sulfate, me përbërës natyral që do ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të pH të kokës dhe flokëve. Përveç kësaj, shtoni disa përbërës në shampo për të parandaluar zbokthin dhe flokët me yndyrë.

  • Vaji i rozmarinës është efektiv për largimin e yndyrës së tepërt nga skalpi dhe flokët, dhe gjithashtu mund të sigurojë lehtësim për njerëzit që kanë zbokth dhe kruarje të kokës.
  • Vaji i livandës ndihmon në balancimin e vajrave natyralë të lëkurës së kokës dhe ndihmon flokët të qëndrojnë të pastër më gjatë. Vaji i livandës gjithashtu ndihmon me rritjen e flokëve, eliminon zbokthin dhe iu jep më shumë shkëlqim.
  • Vaji i pemës së çajit heq butësisht vajin e tepërt, balancon prodhimin e sebumit dhe ndihmon në reduktimin e zbokthit.
  • Vaji i mentes normalizon prodhimin e sebumit, balancon nivelet e pH dhe stimulon rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës, gjë që ndihmon në rritjen e flokëve.
  • Vaji i limonit mbështet funksionin e gjëndrave dhjamore dhe ndihmon në zbutjen e inflamacionit të kokës. /abcnews.al