Keni qime te gusha? Nëse po, është shenjë e një problemi shumë serioz shëndetësor

schedule19:25 - 28 Mars, 2022

schedule 19:25 - 28 Mars, 2022

Sindroma e vezores policistike, e njohur ndryshe si PCOS, është një problem që mundon shumë gra në moshë riprodhimi. WebMD shpjegon se ky është rezultat i një çekuilibri hormonal dhe se PCOS shpesh, por jo gjithmonë shkakton formimin e cisteve në vezore!

Këto kiste nuk janë të dëmshme, por çojnë në çekuilibër hormonalë që mund të shkaktojnë periudha të rralla ose të zgjatura të menstruacioneve, rritje të tepërt të flokëve, puçrra fytyre dhe obezitet. Është gjithashtu e rëndësishme që të diagnostikohet herët, në mënyrë që të mos çojë në komplikime afatgjata si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Çfarë e shkakton sindromën e vezores policistike?

Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton sindromën e vezores policistike, por ekzistojnë disa teori rreth disa faktorëve të rrezikut:

Insulinë e tepërt: Shumë insulinë mund të ndikojë në vezoret, duke rritur prodhimin e androgjeneve (hormonet mashkullore), të cilat në fund mund të ndikojnë në aftësinë e vezoreve për të prodhuar vezët siç duhet.

Inflamacioni: Studimet kanë treguar se gratë me sindromën e vezores policistike gjithashtu kanë inflamacion (gradë të ulët), gjë që bën që vezoret policistike të prodhojnë androgjene.

Trashëgimia

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e sindromës së vezores policistike fillojnë pothuajse që në menstruacionet e para të një gruaje, por PCOS gjithashtu mund të zhvillohet shumë më vonë. Ka shumë shenja për t’u kontrolluar, megjithatë çdo grua mund të preket ndryshe dhe simptomat përkeqësohen me obezitetin.

Periudha e parregullt: Kjo është një nga simptomat më të zakonshme të PCOS.

Qime të tepërta të fytyrës dhe trupit

Humor i keq: Mund të vuani nga depresioni ose ndryshime të humorit që duken jashtë karakterit.

Aknet: PCOS gjithashtu mund të shkaktojë puçrra ose lëkurë shumë të yndyrshme. Puçrrat mund të jenë shumë të thella dhe të dhimbshme.

Probleme me nivelet e insulinës: Insulina e tepërt ndikon në aftësinë e vezoreve për të prodhuar vezët siç duhet.

Mjekimi

Trajtimi i PCOS është i ndryshëm për të gjithë. Mjeku juaj mund të përshkruajë ndryshime në stilin e jetës, të tilla si dieta dhe ushtrimet për të humbur peshë. Mjeku juaj gjithashtu mund të përshkruajë kontraceptivë për të ndihmuar në rregullimin e periodave tuaja dhe për të zvogëluar prodhimin e androgjenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!