Një nga problemet me të cilat përballen shpesh njerëzit është pagjumësia dhe madje në një masë të tillë që ua prish jetën e përditshme. Konkretisht, një në katër të rritur vuan nga pagjumësia, ndërsa një në pesë nuk mund të flejë më shumë se 5 orë çdo natë.
Sipas ekspertëve kur nuk mund të flemë, kjo është për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës e cila shkakton qetësi dhe na bën të përgjumur. Megjithatë, sipas hulumtimeve të reja nga shkencëtarët në Nju Jork, ekziston një frut që mund të ndihmojë në luftimin e pagjumësisë.
Gjatë hulumtimit, studiuesit u dhanë vullnetarëve një gotë lëng qershie pa sheqer dhe disa lëngje të tjera. Përfundimisht ata zbuluan se lëngu i qershisë rriti mesatarisht kohëzgjatjen e gjumit me 17 minuta , ndërsa vullnetarë të tjerë flinin disa orë më shumë.
Efekti i dobishëm i lëngut të qershisë është ndoshta për shkak të përmbajtjes së lartë të melatoninës, gjegjësisht hormonit që rregullon ciklin gjumë-zgjim te njerëzit. /abcnews.al