Keni probleme me mishrat e dhëmbëve? Përdorni aloe verën në këtë mënyrë

schedule19:52 - 1 Mars, 2021

schedule 19:52 - 1 Mars, 2021

Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni. Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime.

Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë. Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes.

Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm.

Sipas agroweb.org, përtej vlerave që kjo bimë ka, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj.

Ekspertët theksojnë se personat me diabet të cilët marrin mjekime për sëmundjen nuk mund ta konsumojnë lëngun e aloes.

Kjo për shkak se kjo bimë e ul shumë nivelin e sheqerit në gjak e në bashkëpunim me medikamentet, mund të kthehet në një problem të vërtetë.

Gjithashtu për gratë shtatzëna apo lehonë është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit. Kjo për të parandaluar ndonjë alergji të mundëshme nga bima e aloe verës.

Nëse këtë bimë do ta përdorni për herë të parë, sigurohuni të bëni një test në lëkurë për të parë nëse jeni alergjik./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!