Keni pirë kafe vonë dhe nuk mund të flini? Kjo është zgjidhja

schedule22:54 - 19 Prill, 2022

schedule 22:54 - 19 Prill, 2022

Kafeja është një pije pa të cilën shumë prej nesh nuk mund të bëjmë dot. Disa njerëz kanë nevojë për të sapo zgjohen, ndërsa të tjerëve u pëlqen të pinë sasi të mëdha gjatë ditës. Sidoqoftë, ajo ndikon në trupin tonë në mënyra të ndryshme.

Një nivel shumë i lartë mund të çojë në nervozizëm, si dhe në nivele të larta energjie, por edhe në ndryshime në funksionin e zemrës.  Gjithashtu, nëse teprohet me sasinë e kafeinës, mund të keni vështirësi me gjumin.

Sipas Michael Bruce, një psikolog klinik dhe specialist i certifikuar i gjumit, kafeina qëndron në trup për 6 deri në 8 orë para se të fillojë të shpërndahet. Për të zgjidhur problemin e pagjumësisë, ai theksoi se ndihmon shumë brokoli.

Analizat e fundit kanë treguar se perimet si brokoli, lakra dhe rrepka janë efektive dhe ndihmojnë metabolizmin për të rregulluar nivelet e disa substancave. Pra, nëse jeni adhurues i kafesë së vonë në mbrëmje, hani pak brokoli të freskët pas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!