Keni parë në ëndërr një qen? Zbuloni se çfarë do të thotë kjo në jetën tuaj

schedule13:59 - 14 Maj, 2022

schedule 13:59 - 14 Maj, 2022

Gjumi është thjesht i përsosur! Relaksohemi, nuk mendojmë shumë dhe thjesht shijojmë ëndrrat tona më të çmendura. Por le të jemi të sinqertë! Ëndrrat që shohim mund të bëhen mjaft të çuditshme. Edhe ato që mund të duken si skenarë abstraktë mund të hedhin dritë mbi atë që po ndodh në jetën tonë, dhe sigurisht në marrëdhëniet tona.

Ka kuptim të kërkojmë kuptimin më të thellë në marrëdhëniet tona dhe të pyesim veten nëse ka diçka që nuk e shohim. Ëndrrat tona mund të na ndihmojnë me këtë.

Qeni

Gjendja fizike në të cilën do të jetë qeni në ëndërr, pasqyron atë që po ndodh realisht në marrëdhënien tuaj.

Një qen i sëmurë, i lënduar ose që po ngordh, ju thotë se marrëdhënia juaj ndoshta nuk është aq e mirë dhe ka nevojë për vëmendje. Ajo që duhet të pyesni veten është nëse ia vlen të shpëtoni marrëdhënien tuaj.

Një qen i zemëruar mund të jetë një paralajmërim për marrëdhënien tuaj dhe kjo nuk është mirë për ju. A ndjeni vazhdimisht se jeni duke u sulmuar në jetën tuaj normale?

Së fundi, një qen miqësor dhe i lumtur mund të jetë një reflektim i një marrëdhënieje të shëndetshme që ju pëlqen dhe ndiheni të sigurt./abcnews.al