Keni marramendje pasi ngriheni? Mjeku shpjegoi pse ndodh kjo dhe çfarë sëmundje mund të tregojë

schedule13:41 - 20 Janar, 2023

schedule 13:41 - 20 Janar, 2023

Dr Geoff Foster, mjek i përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar për Daily Sun, u përgjigjet rregullisht pyetjeve të lexuesve dhe ndan këshilla falas për shëndetin. Kështu, kohët e fundit një djalë i shqetësuar iu ankua atij për babain e tij, pasi ka marramendje të shpeshta

“Babai im 73-vjeçar nuk pranon të shkojë te mjeku, sepse thotë se nuk mund të caktojë një takim. Ai ka përjetuar marramendje në baza ditore gjatë muajve të fundit. Nëse ngrihet pasi është ulur për një kohë të gjatë, i vjen marrje mendsh. Por ai ende vozit dhe ecën normalish”, ka shkruar ai.

Dr. Foster u përpoq të shpjegonte se sa e rrezikshme është në të vërtetë marramendja dhe çfarë problemesh shëndetësore mund të tregojnë.

“Marramendja mund të jetë shumë e pakëndshme, por ato janë me të vërtetë një simptomë e një problemi mjekësor themelor. Mund të shkaktohet nga mangësitë ushqimore, sëmundjet e zemrës dhe presionit të gjakut, probleme hormonale apo probleme me sheqerin në gjak, probleme me veshët, madje edhe sëmundje që lidhen me trurin”, tha doktori dhe shtoi se vizita te mjeku është kryesorja.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se njerëzit që shpesh ndihen të trullosur kur ngrihen në këmbë kanë një rrezik 40% më të lartë mundësi për të zhvilluar demencë. Arsyeja qëndron në problemin e presionit të ulët të gjakut që shfaqet kur ngriheni në këmbë, zbuloi një studim i 2000 njerëzve mbi 12 vjet.

Problemi më i madh lind kur një person me simptoma të paspecifikuara e gjen veten pas timonit. Siç tha edhe vetë mjeku, mund të shkaktojë pasoja të rënda si për shoferin, ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!