Keni kaluar Covid-19? Eksperti tregon se çfarë duhet të hani

schedule11:30 - 20 Janar, 2022

schedule 11:30 - 20 Janar, 2022

Zef Gjeta Dr. prof, i Shkencave bujqësore ndau për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, disa këshilla për të gjithë njerëzit që kanë kaluar Covid-19. Pavarësisht se si e keni kaluar, është shumë e rëndësishme që të tregohet një kujdes i shtuar me regjimin ushqimor. Eksperti shpjegoi se çfarë duhet të hani pasi jeni shëruar nga virusi.

“E para duhet të ushqehemi shëndetshëm, nuk duhet të hamë shumë. Mirë është që të kemi më shumë se tre vakte, lënia e vaktit të mëngjesit është e gabuar. Këto vakte të jenë të mira dhe të plota, por jo të tepërta. Sa herë që hanë me tepri krijojmë vështirësi për sistemin tretës dhe e ngarkojmë trupin tonë. Duhet të shmangim pijet alkoolike, në situatat gripale dhe post gripale. Duhet të shmangim dhe pijet me gaz.

Të kemi sa më shumë fruta dhe perime. Nuk duhet të ndajmë supën, sallatat. Duhet të hamë mishin e peshkut dhe të pulës por të jemi të kufizuar me mishin e kuq. Duhet të përdorim vazhdimisht çarja, si i murrizit që ndihmon dhe në hollimin e gjakut. Të tjerë janë çaji i malit, kamomilit që rekomandohet në darkë, lulen e blirit por dhe trumza, sherebela dhe rozmarina.

Duhet të përdorim dhe qumështin e bletës, është një ilaç i mirë. Njerëzit që kanë sëmundje të tjera shoqëruese duhet ta përdorim vetëm kur të jetën konsultuar me mjekun. Nuk duhet të ndajmë mjaltin, mund ta shtoni në çaj ose përzieni me arra. Përdorni propolis pasi është një antibiotik natyral dhe na ndihmon jo vetëm kur kemi acarime të mishit të dhëmbëve, kur kemi infeksion të lehtë”, tha ai.

/abcnews.al