“Keni gabim emërtimin…”:Meta kthen mbrapsht ndryshimet ligjore për vettingun në polici

schedule11:48 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:48 - 11 Korrik, 2020

Presidenti Meta ka kthyer mbrapsht duke mos i dekretuar ndryshimet ligjore që parashikojnë zgjatjen e afateve të vettingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës si edhe në SHCCBA.

Sipas Metës, ndryshimet e fundit shkaktojnë pasiguri tek punonjësit e këtyre organeve të sigurisë duke theksuar se ekzistojnë premisat që të keqpërdorët.

Ky ligj sipas tij synon heqjen e afatit të përfundimit të procesit të vlerësimit kalimtar, këtë herë edhe për drejtuesit e lartë të forcave policore dhe për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

“Ky shfuqizim i afatit, pa përcaktuar një afat të ri brenda të cilit duhet të përmbyllet vlerësimi kalimtar për kategorinë e drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit, në Gardën e Republikës dhe të punonjësve në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, përveçse nuk është në përputhje me qëllimin e vetë ligjit që u miratua si nevojë e një reforme prioritare në Policinë e Shtetit, ngjan më shumë me një “favor” që u bëhet këtyre drejtuesve, për të mos kaluar procesin e vetting- ut në këto momente, duke i kthyer ata automatikisht, të varur nga ky vullnet politik sot, dhe në shërbim të presionit politik nesër”, thekson Meta.

Në relacionin që shoqëron dekretin e Metës theksohet edhe fakti se ligji është emërtuar gabim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!