Keni filluar të vraponi? Disa këshilla për rezultate më të mira

schedule10:26 - 29 Tetor, 2021

schedule 10:26 - 29 Tetor, 2021

Nëse keni vendosur të filloni të vraponi për të përmirësuar gjendjen tuaj fizike, do të shihni rezultate të menjëhershme nëse ndiqni disa këshilla të vlefshme që theksojnë ekspertët.

Bëni pushime të shpeshta

Si një vrapues i ri, nuk duhet të përpiqeni të vraponi nëpër të gjithë distancën menjëherë. Bëni pushime të shkurtra. Më pas, alternoni dy minuta vrap me dy minuta ecje.

Mos vraponi shumë shpejt

Trupi duhet të mësohet me presionet dhe sforcimet e reja që sjell vrapimi. Frustimi, sforcimi i tepërt, dhimbja apo lëndimi janë disa nga pasojat. Pra, filloni me një ritëm të moderuar.

Trupit i duhet kohë për t’u rikuperuar

Nëse hera e parë që keni provuar të vraponi ju ka shkuar mirë dhe dëshironi ta përsërisni drejt të nesërmen, do të ishte mirë të prisnit. Trupi ka nevojë për pushim në mënyrë që të rikuperohet nga vrapimi i parë.

Pra, planifikoni stërvitjen tuaj në mënyrë që një ditë të vraponi dhe një ditë të pushoni. Ky plan i thjeshtë stërvitjeje do t’ju ndihmojë ta bëni stërvitjen tuaj më efektive dhe të shmangni lëndimet e panevojshme.

Bëni hapa të vegjël

Shumë vrapues të rinj nuk kanë teknikën e duhur dhe e bëjnë më të vështirë vrapimin, duke humbur shumë energji. Mundohuni të vraponi me qetësi dhe në gjendje të mirë.

Hapat e vegjël e të qetë janë më efektivë sesa hapat e mëdhenj e intensivë që veprojnë si frenues, duke ngadalësuar momentin përpara me çdo lëvizje. /abcnews.al