Keni dëgjuar ndonjëherë për fenomenin “zhurmë me ngjyra”? Ju ndihmon me gjumin dhe ankthin

schedule22:55 - 4 Gusht, 2022

schedule 22:55 - 4 Gusht, 2022

Zhurmë rozë, e bardhë apo kafe? Secili konsiderohet se bën magjinë e tij, por ky i fundit po fiton gjithnjë e më shumë terren në TikTok për përfitimet e tij të dukshme.

Shumë zhurma me ngjyra i marrin emrat e tyre nga energjia e sinjalit të zërit që lëshojnë. Zhurma rozë është një lloj i veçantë zhurme që është më i fortë në frekuenca më të ulëta, gjë që e bën atë më të thellë. Konsiderohet më efektive se e bardha, ndërsa roza zakonisht gjendet në makineritë me zhurmë të bardhë, e cila përveçse siguron një tingull të qëndrueshëm që ju ndihmon të flini, shoqërohet edhe me, për shembull, zhurmën e valëve ose shiut.

@infinitehealing Thank you for watching ♥︎ Get your own calming noise machine through link in bio. #brownnoise #adhd #autism #calmingsounds #calmingvideos #infinitehealing ♬ Brown Noise – Brown Noise

Zhurma e bardhë mund të përdoret për të maskuar tingujt më të fortë si bllokimi i trafikut ose gërhitja dhe të tjera dhe gjendet në pajisje të ndryshme shtëpiake si radiatorë, kondicionerë, ventilatorë, fshesa me korrent. Zhurma kafe, e njohur edhe si e kuqe, ka energjinë më të lartë në frekuencat e ulëta, gjë që e bën tingullin më të thellë në krahasim me të bardhën dhe rozën.

Zhurma kafe kohët e fundit është bërë virale në TikTok pikërisht sepse konsiderohet si e bardha e re. Përdoruesit e mediumit këmbëngulin se ndihmon shumë për t’u çlodhur dhe për të fjetur më lehtë dhe me cilësi. Zhurma kafe të kujton stuhitë, si dhe ujëvarat.

Nga ana tjetër, një mësuese thotë se e përdor atë për t’i mbajtur nxënësit e saj të fokusuar në klasë, kur përgjithësisht mendohet të vendosë mendimet në rregull, duke përjashtuar kaosin dhe çorganizimin.

Çfarë mbështet shkenca?

E vërteta, sipas shkencëtarëve, është se ajo që i bën të tre zhurmat efektive ka të bëjë më pak me vetë zhurmat sesa aftësinë e tyre për të maskuar të tjerat. Shumë studime kanë treguar se, për shembull, e bardha ndihmon të rriturit të flenë më mirë me 38%, ndërsa roza përmirëson kujtesën. Madje, të treja konsiderohen të rrisin performancën e punës.

Megjithatë, një grup tjetër ekspertësh i konsideron të gjitha provat e mësipërme si të pamjaftueshme, ku shumë argumentojnë se ekspozimi ndaj ndonjë prej zhurmave të mësipërme prish gjumin dhe funksionet e tjera, ndërsa krijon probleme dëgjimi nga decibelët e lartë.

Edhe pse nuk është gjithmonë e mundur, zhurma më e mirë sipas shkencës është e zeza, pra mungesa e zërit. Me fjalë të tjera, ajo që përkufizohet si heshtje e çmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!