Keni aplikuar për kartë identiteti? Ministria e Brendshme ka një njoftim të rëndësishëm

schedule16:52 - 12 Prill, 2021

schedule 16:52 - 12 Prill, 2021

Ministria e Brendshme njofton se është shtyrë afati i tërheqjes së letërnjoftimeve (kartës së identitetit) deri në shtator 2021. Vendimi sipas ministrisë është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

“Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit.

Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

Me këtë rast, Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.

Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike” njofton Ministria e Brendshme./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!