Manchester United tentoi me çdo mënyrë të afronte një sulmues në merkaton e janarit dhe në momentet e fundit nënshkroi me Odion Ighalo, i cili në të shkuarën në Premier League është aktivizuar me Watford.
Së fundmi në Angli kanë zbuluar një prapaskenë. United kishte si objektiv kryesor një tjetër futbollist dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Bournemouth, Josh King. Për të u ofruan 25 milion sterlina, por nuk pati akord.
Drejtori i “Djajve të kuq”, Ed Woodward, i ka bërë presion hapur klubit anglez. Zbulohet se ai i është drejtuar shefit të Bournemouth me këto fjalë: “Keni 15 minuta të pranoni ofertën, ose ne do të firmosim me një lojtar nga Kina”. Kështu ndodhi, pasi më pas erdhi firma me Ighalo. /abcnews.al