Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të djalit

schedule10:03 - 11 Mars, 2022

schedule 10:03 - 11 Mars, 2022

Këngëtarja Blerina Braka është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Bluid.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar dorën e vogëlushit, shoqëruar me një dedikim shumë emocionues.

“Zemra plot… Kjo ndjenje nuk ka fjale, eshte mrekulli. Mire se na erdhe Bluid, na plotesove familjen dhe na mbushe shpirtin. Faleminderit Zot”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blerina Braka (@blerinabrakaofficial)

Kujtojmë që Blerina ka edhe një djalë më të madh, të cilin e quajnë Edeil./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!