Këngëtari zbulon çfarë i tha dikur Sokol Olldashi: Unë shisja drogë në Itali, do gaboja më pak si Elsa Lila

schedule12:49 - 19 Mars, 2022

schedule 12:49 - 19 Mars, 2022

Gjergj Leka ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër, i tregoi se shokë të tij kishin dërguar letra. Ai ka treguar se në këto shkresa pretendohej se kantautori shiste drogë apo dërgonte armë në Kosovë.

Sakaq, Leka referuar arrestimit të Elsa Lilës, ka thënë i bindur se nëse do të gabonte edhe më pak se këngëtarja, do ta copëtonin.

LEXO EDHE: Abcnews.al siguron dosjen e prokurorisë, zbardhen rolet e bandës së drogës, nga Elsa Lila te Petrit Bardhi

“Jam i bindur që nëse do gaboja edhe më pak se Elsa Lila, mua do më copëtonin. Sepse i kam ndjerë në kurriz. Kur kam ardhur këtu Sokol Olldashi ishte ministër edhe më tha: ta dish ça letrash kanë ardhur këtu për ty, ti se beson. Unë shisja drogë në Itali, kisha çuar armë në Kosovë në kohën e luftës. Janë shokë të tu tha!

Ne prandaj nuk ecim përpara, sepse ne nuk duam njëri-tjetrin. Kam pasur probleme me televizionet ku kam qenë dikur, ku më thoshin ke dashnoren time merre bëje këngëtare. Unë se bëj dot atë. Preferoj të bëj gjërat që i bëj vetë. Jam i lirë pa paguar asnjë kosto”, u shpreh ai në emisionin “Arnautistan”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!