Si e kanë përjetuar kohën e pandemisë Jurgen dhe Mariola Kaçani? Sa iu ka munguar atyre skena dhe publiku? Ishin këto disa nga ndjesitë që ndanë në bisedën e zhvilluar me moderatorin Ermal Peçi në ‘ABC e Pasdites’.
Mariola u ndal tek ajo që një artisti i mungon më së shumti skena, këngët e reja dhe emocionet.
“Ne na mungojnë aktivietet dhe pse disa i kemi bërë, disa jo. Shpirti i artistit brenda nesh kërkon të gjej një shteg. Të mungon skena, puna. Nuk është e gjitha çështje monetare, të vritet shpirti, ke nevojë të jesh pranë publikut, të dhurosh ndjesi të reja, këngë të reja, emocione te reja”, tha Mariola.
Në këtë moment Ermali i pyet nëse e kanë ndjerë mos mbështetjen nga ana e shtetit.

“Në Shqipëri ka shumë gjëra që mungojnë. Unë mendoj se, po e heq veten time dhe të tjerë si puna ime që kanë punuar dhe kanë diçka, primare janë njerëzit që ndoshta nuk kanë. Vërtetë them pse duhet të ndodhin këto situata që ne të reflektojmë dhe të mendojmë”, tha Mariola.
Ndërkohë Jurgeni shtoi se:
“Industria e muzikës apo industria e eventeve është shumë e gjerë. Duhet suportuar një xinxhir shumë i madh, jo vetëm këngëtarët. Nuk duhet te themi se suportojmë këngëtarët dhe u zgjidh muzika, por duhet parë në këtë industri secili sipas nevojave”.

