Klea Çutra është një ndër talentet më të reja të muzikës shqiptare. Ajo po korr sukses të jashtëzakonshëm pasi ‘cover-at’ që realizon i kanë shpërndarë disa nga këngëtarët më të preferuar të momentit si Elvana Gjata apo Flori Mumajesi.
Mirëpo, së fundmi, Klea ka tërhequr vëmendje me ‘cover-in’ e këngës “Xhamadani kuq si gjaku”, pasi e ka kënduar bashkë me gjyshin e saj 89-vjeçare.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë emocionet e këtij momenti.
“Gjyshja filloi më ndiqte nga pas dhe e vija re që kur nuk dinte tekstin e shoqëronte me na na na.
Me qe gjyshja është e vjetër në moshë nuk mund të këngojë këngë moderne dhe prandaj zgjodha këtë këngë”, tha Klea.
Më tej, ajo tregoi edhe si i zgjedh këngët që risjellë në variantin e saj.
“Unë jam shumë old school, jam te këngët e vjetra. Ato dëgjoj më shumë. Edhe coverat ato bëj, më kujtohet një këngë dhe e bëj”./abcnews.al