Këmisha rozë, tendenca më e “nxehtë” e pranverës

schedule21:06 - 3 Maj, 2021

schedule 21:06 - 3 Maj, 2021

Këmisha rozë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë pasarelave të fundit. Me përmasa të mëdha në një nuancë të shkëlqyeshme, të kombinuar me pantallona të shkurtra lëkure, kjo është veshja më e nxehtë e sezonit. Kjo veshje në dukje e thjeshtë, ndërthur stilin minimal por dhe elementin e befasisë, falë ngjyrës së saj intensive.

Këmisha e gjerë është padyshim një nga tendencat më të mëdha të pranverës 2021 por kur bëhet fjalë për ngjyrën rozë flasim për një element tjetër të garderobës. Këmisha rozë është gjithashtu një provë tjetër që po kthehemi tek klasiket, të cilat mund t’i kombinojmë në mënyra të ndryshme.

Kjo këmishë mund të vishet me pantallona të shkurtra lëkure, siç sugjeron Valentino, por dhe me xhinse, me ngjyrë të bardhë dhe sigurisht atlete. Hidhini një sy modeleve të mëposhtme që padyshim do t’ju japin një pamje më elegante gjatë këtyre ditëve pranverore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!