Secili prej nesh ka këmishën e tij të preferuar, një element që na jep gjithmonë kënaqësinë më të madhe me çfarëdo kombinimi që vendosim të eksperimentojmë. Ka nga ata që përqendrohen tek klasikja, të përsosura për zyra apo për raste më formale, por kohët e fundit në plan të parë janë rikthyer variantet e bardha preppy ose pastel, të zbukuruara me shirita, harqe apo qëndisje.
Për ata që “çmenden” pas printimeve, sezoni i ri sjell variante nga pikat tek modelet gjeometrike apo nga lulet shumëngjyrëshe tek modelet më origjinale. Sidoqoftë, çfarëdo stili mund të pëlqeni, me siguri do e gjeni veten tek variantet më të bukura të sezonit pranverë/ verë 2021. Këto janë modelet, për të cilat ia vlen të investoni! /abcnews.al