IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, thotë se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është objektivi i veprimit ushtarak të IDF-së. Mund të jetë rezultat i tij, por nuk është objektivi, thotë ai.
Komentet ministri i bëri gjatë një vizite në qytetin qendror izraelit të Rishon Lezion, i cili u godit nga sulmet ajrore iraniane.
Sa’ar u tha gazetarëve të mbledhur atje se Izraeli kishte tre objektiva kryesore: “Para së gjithash, të dëmtonte rëndë programin bërthamor [të Iranit] – ne nuk kemi mbaruar me këtë.”
“Ne ende kemi objektiva”, shton Sa’ar, duke pretenduar se avionët luftarakë të Izraelit tani kanë epërsi në hapësirën ajrore iraniane, raporton BBC.
Ai thotë se objektivi i dytë i Izraelit është të “dëmtojë rëndë programin e raketave balistike të regjimit iranian” dhe së fundmi të “dëmtojë rëndë planin për të eliminuar shtetin e Izraelit”.