“Kemi sistem të paligjshëm, si në diktaturë! Këtu s’e vret njeri mendjen për sportin”

schedule23:47 - 9 Korrik, 2020

schedule 23:47 - 9 Korrik, 2020

Artan Shyti, drejtori i përgjithshëm i Teutës, foli në emisionin Pressing në ABC News, për funksionimin e klubeve të futbollit në kuadrin ligjor. “Ligji është, nuk ka çfarë rregullohet. Duhet zbatuar. Kemi sistem të paligjshëm, jo hibrid. Në asnjë ligj nuk thuhet që bashkitë duhet të kenë klube futbolli.

Problemi nuk zgjidhet duke qëndruar. Nëse FSHF thotë që nuk regjistrohen po nuk ishin në rregull në anën ligjore, atëherë zgjidhet gjithçka. Kosova e ka 11 milion euro buxhetin, e ka 13 herë më tepër. Ne këtë punë kemi, të flasim. Ata që kanë zënë karriget duhet të pyesin veten a është Kosova 11 herë më e pasur se ne?

Ka 15 vite që shteti nuk i monitoron federatat, janë pa asamble, pa statut. Ministria nuk i thotë dot çfarë po bën. Jemi akoma në diktaturë, me klube shumësportëshe që janë pjesë e bashkive. Vazhdon modeli i diktaturës.

Nëse federatave nuk u jepen paratë e duhura, janë 10 federata që duhet të më shumë se 500 milion lek. Nuk e ka vrarë mendjen njeri të merret me sportit. Asnjë nuk është pyetur çfarë do bësh, apo çfarë bëre kur ike”, tha Shyti./abcnews.al