“Kemi pirë ilaçe jo drogë”, çfarë ndodh me efektivët e policisë që kundërshtojnë testin

schedule11:33 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:33 - 7 Dhjetor, 2021

Testi i drogës ka sjellë polemika në radhët e uniformave blu, një pjesë e të cilëve nuk e pranojnë rezultatin e tij pasi janë të bindur se nuk janë përdorues të narkotikëve.

Nga sa mëson ABC, ata pretendojnë se pozitiviteti i testit ka ardhur si pasojë e konsumit të ilaçeve të ndryshme. Disa prej tyre në Shkodër kanë deklaruar se do të ngrenë padi ndaj laboratorit duke ngritur pretendime për rezultatin e testit.

Por çfarë ndodh me efektivët e policisë që kundërshtojnë rezultatin

Gazetari i ABC Aldo Kozarja thotë se ata që kanë kundërshtime mund të ritestohen pas vlerësimit nga ana e drejtuesve të policisë të cilët do duhet të miratojnë një listë, që më pas do të çohet pranë filialeve të kompanisë private, të certifikuar për kryerjen e testit të drogës. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!