Kryeministri Edi Rama ndodhet tani në Laç për të parë situatën pas tërmetit nga afër.
Teksa ishte duke inspektuar godinat e dëmtuara, kryeministri ka parë se në to qendronin ende banorë edhe pse ishin shpallur të pabanueshme.
Duke iu drejtuar atyre, Rama i pyeti se përse po qendronin aty duke marrë përgjigje faktin se në hotele nuk kishte vende.
Biseda:
Rama: Pse rrini aty? Shkoni atje ku ju kemi thënë.
Banorja: Kemi ikur se nuk ka vende
Rama: Të merrni bonusin e qerasë dhe të shkoni. Hajde se ju nxjerrim ne me polici
Disa prej ekspertëve që shoqëronin Ramën thane se banorë të ndryshëm hiqnin letra e vendosura në pallate që ndalojnë hyrjen duke u futur më pas në to.



