Sa shqisa ka një njeri i zakonshëm? Duke supozuar se i barazojmë shqisat me receptorët e tyre, siç janë retinat e syve dhe kokleja tek veshët, atëherë përgjigjja tradicionale ndaj kësaj pyetjeje është 5:shikimi, dëgjimi, prekja, nuhatja dhe shijimi.
Ato quhen shqisat “eksteroceptive”, pasi mbledhin informacione mbi botën e jashtme. Por trupi jonë ka gjithashtu receptorë mbi ngjarjet që ndodhin brenda nesh, si rrahja e zemrës, zgjerimi i mushkërive, zhurmat në stomak, dhe shumë lëvizje të tjera, për të cilat nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm.
Ato janë grupuar tradicionalisht së bashku nën një term tjetër, të quajtur “interoceptim”.
Megjithatë, një përgjigje e duhur për këtë pyetje, është edhe më komplekse dhe interesante. Së pari, trupi juaj përmban receptorë që mbledhin dhe bartin lloje të tjera informacioni, si temperatura, të cilat ne zakonisht nuk i konsiderojmë si shqisa.
Po ashtu, disa nga receptorët që ka trupi ynë përdoren për më shumë se sa një rol. Për shembull retinat e syve, janë portat e hyrjes së valëve të dritës që na nevojiten për të parë. Por disa qeliza retinale e informojnë gjithashtu trurin tonë nëse është ditë apo natë.
Ky “kuptim i ditës/natës” është baza e ritmeve cirkadiane, të cilat ndikojnë në metabolizmin j dhe ciklin tonë të gjumit/zgjimit. Edhe shqisat që duken me themelore, siç është shikimi, janë të ndërthurura ngushtë me shqisat e tjera që duken të ndara.
Për shembull, rezulton se ajo që shihni dhe mënyra si e shihni, është e lidhur me gjurmimin e rrahjeve të zemrës nga truri juaj, që është pjesë e interoceptimit. Në momentet kur zemra juaj kontraktohet dhe e shtyn gjakun drejt arterieve, truri juaj merr më pak informacion vizuale nga bota jashtë.
Ndërkaq, truri ndërton shqisat për të cilat nuk kemi receptorë. Shembujt të tillë janë shija, të cilën truri e ndërton nga të dhënat shijuese (shija) dhe nuhatëse (aroma), dhe lagështia, e cila krijohet nga prekja dhe temperatura.
Në fakt, truri ndërton gjithçka që shohim, dëgjojmë, nuhatim, shijojmë dhe ndjejmë duke përdorur më shumë sesa thjesht të dhënat shqisore nga receptorët e trupit tuaj. Për shembull valët e dritës, nuk hyjnë thjesht në sytë e njeriut, por ato udhëtojnë në tru si sinjale elektrike, dhe pas kësaj ne mund të shohim.
Në fakt truri parashikon atë që mund të shohim para se kjo gjë të ndodhë, bazuar në përvojën e kaluar, gjendjen e trupit, dhe situatën tuaj aktuale. Ai kombinon parashikimet e tij, me të dhënat e kuptimit që kanë ardhur nga retinat e syve, për të ndërtuar përvojën tuaj vizuale të botës përreth jush.
Ngjashëm, kur vendosni gishtat në kyçin e dorës për të ndjerë pulsin, ju në fakt jeni duke ndjerë diçka të bazuar në parashikimet e trurit tuaj dhe të dhënat aktuale të shqisave. Ju nuk përjetoni ndjesia me organet tuaja shqisore. Ju i përjetoni ato me trurin tuaj.