“Kemi mbrojtje shumë të mirë”, Ajeti: Në pjesën e parë patëm vështirësi, më pas rikuperuam

schedule23:38 - 16 Nëntor, 2024

schedule 23:38 - 16 Nëntor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Spektakolar në rikthimin e tij si titullar me fanellën e “Kuqezinjve” ishte edhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, i cili nuk u tregua aspak modest në vlerësimin për repartin e tij, teksa më pas vlerësoi edhe lojtën e skuadrës së tij në pjesën e dytë.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë për mbrojtjen, besoj që kemi bërë mjaft mirë, ishim të organizuar. Pjesën e parë duhet të bënim më shumë në mbajtjen e topit. Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet.

Mbrojtja më duket shumë e mirë, të gjithë lojtarët kanë cilësi për të luajtur titullarë. Në pjesën e dytë kur Asllani u fut mes dy mbrojtsave, çekët e patën më të vështirë”,- u shpreh Ajeti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!