“Kemi hedhur prapa krahëve humbjen me Udinesen”, Italiano: Bëjmë maksimumin ndaj Juves

schedule20:00 - 2 Shtator, 2022

schedule 20:00 - 2 Shtator, 2022

Fiorentina do të presë në shtëpinë e saj skuadrën e Juventusit, në një takim që nis që nga ora 15:00 dhe është i vlefshëm për javën e 5-të të Serie A.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes delikate me Juventusin , trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano , bëri të qarta pikat themelore për ndeshjen e Franchit.

“Kemi hedhur prapa krahëve humbjen me Udineses, jemi gati për përballjen me Juventusin. Ne duhet t’i përballojmë këto ndeshje në këtë mënyrë më të mirë pa ndikuar psikologjikisht te lojtarët. Ndaj Udineses ishte një humbe që mund të shmangnim, por shpresojmë që ndaj Juves të bëmë maksimumin”, deklaroi fillimisht Italiano.

Jovic dhe Gonzalez: “Argjentinasin e shqetëson një problem me thembër. Një ditë duket sikur e ka kaluar, pastaj ditën tjetëe dhimbja kthehet.  Sot u stërvit, shpresojmë që këmba t’i përgjigjet pozitivisht. Të shohim si do të ndihet sonte dhe nesër, por qartazi ka dhjetë ditë që nuk po stërvitet 100%. Shpresoj të shërohet 100% fillimisht dhe pastaj le te japë kontributin e tij.

Jovic luajti me Napolin dhe deri ne 96 pati një intensitet të pabesueshëm, mendoj se ai mund të japë kontributin e tij nesër, ai vjen i freskët dhe i qartë, ka personalitet dhe cilësi”.

Juventusi: “Nuk është vetëm Vlahovic dhe goditjet e tij të lira. Ideja jonë është të bllokojmë kundërshtarët, të mos i lëmë ata të dalin para. Nuk ka asgjë të lehtë apo të shkruar, nesër ne e dimë se sa e rëndësishme është për Firencen, për klasifikimin dhe për veten tonë. Arsyet janë aty”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!