“Të bëjmë aq sa mundemi, të bëjmë për kombin aq sa dimë”. Me këto fjalë të Kenedit e nisi konferencën mbarëkombëtare në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashme të Kosovës Behgjet Pacolli.
Ai deklaroi se duhet të qeverisimin nga një pozitë e arsyes dhe jo e ndjenjave. Pacolli theksoi se kosovarët e kanë adhuruar shumë lart çdo gjë që vinte nga Shqipëria, por tashmë ka ardhur momenti që të zbresim nga ky terren i ndjenjave në terrenin e arsyes dhe interesave.
“I përkas atyre kosovarëve që e kanë adhuruar shumë lart çdo gjë që vinte nga Shqipëria. Ndonëse ka prodhuar rrethana të reja në shtetin E kosovës në emër të këtij adhurimi dje dhe sot kemi identifikuar jorrallë udhëheqësit e shtetit amë, ndaj them le të zbresim nga terreni i ndjenjave në terrenin e arsye dhe interesave. Të qeverisimin nga një pozitë e arsyes jo e ndjenjave”.
Qeverisja sipas Pacollit kërkon modesti në shërbim të interesave dhe kërkesave të qytetarëve.
“Në vendet tona kërkohet modesti. Vetëm me modesti do të jemi afër qytetarit e interesave të kombit. Do ishte më e shëndetshme, modesti prej Shqipërisë, jo paternalizëm, por koordinim pa zhurmë”. /abcnews.al