Coinbase, një kompani që menaxhon këmbimin e kriptomonedhave ka debutuar në bursa dhe pritet të bëhet kompania e parë që del si kompani publike në SHBA.
Nëse arrin një vlerë tregu prej 100 miliardë dollarësh, do të jetë një nga 85 kompanitë më të rëndësishme.
Aksionet e saj debutuan në Nasdaq me një vlerë prej 381 dollarësh por më vonë ranë në 330 dollarë. Coinbase zgjodhi tregun publik në vend se të një IPO tradicionale. Kjo do të thotë se në vend të mbledhjes së parave të gatshme duke i shitur aksione një grupi investitorësh institucionalë, Coinbase po lejon palët e interesuara të fillojnë të shesin me një çmim tregu.
Coinbase tha se gjatë 3- tremujorit të parë të ardhurat u rritën në 1.8 miliardë dollarë. Shumica dërrmuese e transaksioneve në Coinbase përfshijnë blerjen e bitcoin dhe ethereum, të cilat kanë shënuar një bum historik, duke u rritur mbi 800% dhe 1,300%, gjatë vitit të kaluar.
Gjatë 2020, të ardhurat u dyfishuan në 1.28 miliardë dollarë . Coinbase ka hartuar një plan për të qenë në qendër të një “kriptekonomie”, në të cilën transaksionet financiare dhe tregjet në internet do të lëvizin kryesisht në blockchain, duke u dhënë investitorëve një seri të monedhave digjitale për të blerë dhe për të bërë tregti.
Por kompania ka pranuar se rritja afatshkurtër do të diktohet kryesisht nga çmimi dhe vëllimi i transaksionet e bitcoin./abcnews.al


