Majlinda Kelmendi ka filluar të japë rezultate impresionuese tashmë edhe si trajnere e xhudos.
Nën drejtimin e saj dhe të Driton Kukës, xhudistët kosovarë kanë fituar tetë medalje të arta individuale si dhe u shpallën kampionë ballkanik në garën ekipore.
Këto suksese, Kelmendi tha për “KosovaPress” se ishin duke i pritur, por që edhe u befasuan nga disa prej xhudistëve të rinj.
Ajo shtoi se garuesit u motivuan shumë nga fakti se kjo garë u zhvillua në Kosovë, në qytetin e Pejës. Kelmendi theksoi gjithashtu se tani do të përgatiten për Kampionatin Europian të Xhudos që zhvillohet po ashtu në Kosovë në muajin dhjetor dhe se aty sunojnë suksese të tjera
Ajo thekson se për dallim nga koha kur garonte dhe kishte presionin e fitimit të medaljeve, tani si trajnere po e shijon më shumë këtë sport./h.ll/abcnews.al