Këlliçi: Qeveria ka prioritet të paguajë mafjan e plehrave, anëtarët e PS mbrojnë Mërtirin

schedule19:57 - 24 Nëntor, 2021

schedule 19:57 - 24 Nëntor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi duke folur në Radar Informativ me Jonida Shehun, theksoi edhe njëherë se tre banka të nivelit të dytë nuk i kanë kthyer përgjigje komisionit hetimor për inceneratorët.

Këlliçi tha se Mirel Mërtiri i ka detyruar bankat që të mos japin informacion. Ai gjithashtu shtoi se anëtarët e PS në komision mbrojnë Mërtinin dhe po pengojnë hetimin.

“Ai informacion do të merret bankat e kanë detyrim ligjor dhe do t’i përgjigjen. Ky komision ka të gjitha atributet e hetimit siç i ka prokuroria, por nuk mund të ngrejë akuzë dhe të bëjë ndjekje penale, por mund ti marrë në pyetje. Mërtiri me një kërkesë u drejtohet banka të mos japin informacion. Është një procedurë standarde. Ka një precedentë, në komisione të tjera personave privatë u janë marrë të dhënat bankare dhe e kanë dhënë këtë informacion. Ne po ndjekim një precedent të vendosur nga PS në komisionin për CEZ nga Taulant Balla.

Janë të lidhura port interesa financiare. Ajo që nuk kam pritur është mbrojta që i bëhet Mërtirit nga anëtarët e PS në Kuvend. Si ka mundësi që qëndrimi i tyre politik në këtë rast është i njëjtë me atë  të Mirel Mërtirit.

Për çfarë pengojmë hetimi? PS po i pengon. Nuk i fus të gjithë në një thes, por pjesa dërrmuese e tyre bëjnë zhurmuesin dhe bllokojnë hetimin. Po flasin për një aferë që ka kushtuar 400 milion lekë. Në vitin 2014 një vajzë 30 vjeç, çon një kontratë në ministri të mjedisit dhe brenda dy muajsh merr një kontratë 20 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.

Janë të dhënat për të kuptuar transaksionet, të rëndësishme për ti bërë publike qytetarëve që gjatë vitit të pandemisë nuk kemi pasur ndihmë për studentë, pensionistëve, por pagesat për inceneratorët nuk janë vonuar një ditë të vetme. Paguhet mafia e plehrave dhe lihen qytetarët. Në 2015 çohet një ofertë e pa kërkuar sërish në bashkinë e Fierit 28 milion euro. Klodian Zoton me Mirel Mërtirin në këtë rast firojnë 13 milion euro. në 2016 ndodh e padëgjuara. E gjitha nis me humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Nga ana e autoriteteve është mohuar vdekjen dhe pas 10 ditësh rrjeti Birn në 17 gusht publikon një foto të vëllait të Ardit me uniformën e Arditit. Veliaj thotë që në Tiranë do të vijë një kompani e madhe holandeze për mbetjet. Kontrata fitohet nga një kompani që regjistrohet në 31 gusht dhe në të njëjtën ditë merr 120 milion euro. është ofshorë, nuk dihet pronarët. Më gjeni një rast tjetër në botë dhe unë tërhiqem. E gjitha është mashtrim dhe vjedhje. Në këtë komision qëllimi është transparenca e munguar. Të vërtetojmë vjedhjen më të madhe që është bërë në këto 30 vite,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!