Këlliçi, dilema e diplomës/ Akuza e Shqiptarja.com: Falsifikim. Kokalari: SHBA të hetojë

schedule15:03 - 23 Prill, 2023

schedule 15:03 - 23 Prill, 2023

Shkollimi i Belind Këlliçit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Tiranën,  është venë shpesh në pikëpyetje nga individë që e njohin.

Evi Kokari, ka qenë një nga ata që ka shprehur dilemën, nëse Këlliçi ka apo jo diplomë të shkollës së mesme.

Mbi këto dyshime, portali Shqiptarja.com, ka bërë një investigim, duke iu drejtuar insitucioneve arsimore në vend, konkerisht fillimisht Institutit “Harry Fultz”.

Nga përgjigja e konfirmohet se Belind Këlliçi ka përfunduar vetëm 4 vite studime nga cikli 5-vjeçar i Degës Biznes. Pra, nuk e ka përfunduar shkollën e mesme, nivelin 4 të kualifikimit dhe nuk disponon një diplomë për programin e studimit përkatës.

Edhe Ministria e Arsimit përmes një shkrese shprehet se në rregjistrat e maturës shtetërore nuk gjendet emri i Belind Këlliçit.

Megjithatë, në prezantimin e tij, Këllici thotë se ka përfunduar dhe uinveristetin, jo brenda vendit, por në “Coppin State University në Maryland SHBA, dhe është diplomuar atje për Shkenca Menaxhimi.

Por që të përfundosh një univeristet, duhet të kesh përfunduar ciklet e tjera.

Kjo ngre dilemën e radhës.

A e ka mashtruar ai shtetin amerikan të Maryland, për t’u regjistruar në ‘Coppin University’, e më pas, edhe shtetin shqiptar për të kryer njësimin e diplomës?

Sipas përgjigjes nga Ministria e Arsimit, Belind Këlliçi ka kryer njësim të paligjshëm të diplomës universitare, pas kthimit nga SHBA. Kjo ka ndodhur në vitin 2010, kohë kur ishte Berisha, ende në krye të qeverisë.

Kur Këlliçi nuk e ka pasur një diplomë nga shkolla e mesme, si është e mundur të regjistrohet në Universitetin amerikan?

Referuar të gjithë këtyre të dhënave, Evi Kokali, ndër të parat mbështetëse të Foltores së Berishës, thotë se ky është skandal dhe SHBA duhet të hetojë.

Evi Kokalari: “Dikush duhet të kontaktojë zyrat e prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Maryland që të hap një investigim mbi këtë rast – sepse qartazi ky ka gënjyer në aplikacionin e shkollës. Gjithashtu, një ankesë duhet bërë dhe me ‘Bar Association” të po këtij shteti ku është licensuar i vëllai që duket se është ‘The mastermind’ mbas këtij skandali”.

Kokalari, sic duket nga reagimi, përmend vëllain e Belindit Këllicit, si një ndër ata që kanë mundësuar regjistirmin e  SHBA. Kjo për arsyje se sipas informacioneve, në vitin që kandidati për Tiranën ka nisur studimet, në vitin 2005, vëllai i tij punonte pikërisht në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan.

Po sa e rëndësishme është kjo përplasje? Jemi në fushate elektorale kur bëhen premtime, disa prej tyre te medha. Belind Kellici ka premtuar transport falas per Tiranen brenda vitit 2027. Dyshimet per vertetesine e diplomes se tij, jane muzike per veshet e kundershtareve, te cilet tani do te pyesin, nëse edhe për transportin falas, Kelliçi do sillet njëlloj, si me diplomat e tij të shkollës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!