Kelini: Uroj që Konte të mos fitojë tek Interi

schedule19:40 - 24 Maj, 2019

schedule 19:40 - 24 Maj, 2019

Kapiteni i Juventusit Xhorxho Kelini ka thumbuar ish-teknikun e bardhezinjve Antonio Konte në lidhje me kalimin tek rivalet e Interit. Kelini uron qe Konte të mos fitoje asgjë tek zikaltërit.

Kapiteni i Juentusit Xhorxho Kelinit ka folur rreth pasuesit të teknikut Masimiliano Allegri si dhe ka thumbuar ish teknikun Antonio Konte. Ky i fundit aludohet se do të marr drejtimin e Interit, ndërkohë që kapiteni bardh e zi uron që të mos fitojë asgjë tek rivalet e përbetuar të Juventusit.

“Largimi i Allegrit erdhi në momentin e duhur, arriti gjëra të mëdha me Juventusin, por nuk e mohoj që të rikthehet sërish tek bardhezinjtë.  Mendoj se drejtuesit nuk do të gabojnë dhe do të sjellin në Torino një trajner të madh. Një emër që i përshtatet këtij ekipi fitues dhe do te vijojë të fitoje. Sa i përket kalimit të Kontes tek Inter nuk do të jetë e lehtë ta shoh në stolin zikaltër. Uroj që të mos fitojë asgjë me Interin”.

Qendërmbrojtësi juventin flet edhe për Cristiano Rronaldon ku nuk i kursen elozhet për portugezin.

“Ronaldo është pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre edhe në dhomat e zhveshjes”, tha Kelini./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!