Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i pyetur ndër të tjera për të ardhmen e klubit, i dha fund thashethemeve intensive të javëve të fundit që e donin të shiste klubin.
Konkretisht ai u shpreh:
“Kjo është diçka që më bën të qesh. As nuk e di nëse duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, është si shaka. Ky është vetëm fillimi për Katar Sports Investment (një grup që zotëron Parisin) dhe ekipin. Jemi një hap larg hyrjes në fazën e dytë ku do të shohim rritje të pabesueshme. Ditët më të mira janë përpara nesh, për Parisin. Biznesmeni nga Katai filloi angazhimin e tij me klubin francez në qershor të vitit 2011, duke ndryshuar plotësisht statusin e Paris Saint-Germain pas një dekade. /G.D abcnews.al/
Al Khelaifi chateado com “falsas promessas”: “Câmara de Paris não nos quer no Parque dos Príncipes” https://t.co/cuuicUnW12 pic.twitter.com/afMGVebZgH
— O Jogo (@ojogo) November 29, 2022