Keidi Bare dhe Espanyol në festë 4 javë para, rikthehen direkt në LaLiga

schedule21:52 - 8 Maj, 2021

schedule 21:52 - 8 Maj, 2021

Espanyol rikthehet në LaLiga, pas barazimit të sotëm në transfertë kundër Real Saragoza. Skuadra e Keidi Bares renditet në vendin e parë në klasifikim dhe numëron 12 pikë më shumë se Almeira, kur ka edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar.

Katalanasit favorizohen nga ndeshjet direkte me ekipin e vendit të tretë dhe kështu festojnë që sot ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Sigurisht feston edhe Bare, ashtu sikurse Malaga që përfiton nga klazuola e vendosur në marrëveshjen për shitjen e mesfushorit fierak.

Bare tani bëhet gati për të luajtur në LaLiga, në një tjetër nivel. Në të shkuarën mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e Atletico Madrid. /abcnews.al