KED vendos hetimin me përparësi për pasurinë e Zhaklina Petros

schedule16:19 - 3 Shtator, 2019

schedule 16:19 - 3 Shtator, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku ka diskutuar mbi vendimin për të pezulluar verifikimin e pasurisë të bërë më herët për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe inspektoriatin e lartë të drejtësisë Zhaklina Petro, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Në përfundim Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi “Vijimin me përparësi të procedurës së verifikimit të kandidaturës së znj. Zhaklina Peto dhe thirrjen e ekspertit të caktuar për procedurën e verifikimit të pasurisë së kandidates Petro, sipas orientimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, për të zhvilluar një seancë me pyetje dhe sqarime drejtuar ekspertit lidhur me mendimet e dhëna në aktin e ekspertimit”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!