Read More…

"/>

KED nis verifikimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

schedule16:58 - 5 Prill, 2019

schedule 16:58 - 5 Prill, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën vendosi, nisjen e procedurave për verifikimin, vlerësimin, dhe renditjen e kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu pezullimi i procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për a) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat të plotë deri në vitin 2025, b) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat plotësues deri në vitin 2022. KED zhvilloi shortin ku u përcaktuan relatorët për secilin proces.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kërkon nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve,  ku informacionet për secilin kandidat të dërgohen sa më shpejtë të jetë e mundur. KED i drejtohet  të gjitha institucioneve publike, organizatave dhe shoqërisë civile, MEDIA-s dhe publikut, për të përcjellë të dhëna dhe informacione në lidhje me kandidatët, për të mundësuar përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritat profesionale dhe morale./abcnews.al