KE prezantoi kuadrin negociues, Várhelyi: Sot u shënua një hap i rëndësishëm

schedule19:36 - 1 Korrik, 2020

schedule 19:36 - 1 Korrik, 2020

Komisioni Europian i  ka prezantuar Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin Olivér Várhelyi, i cili ka thënë mes të tjerash se sot u shënua një hap i rëndësishëm.

LEXO EDHE: KE i prezanton Këshillit të BE kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Sot u shënua një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi pres diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të një konference ndërqeveritare me të dy vendet”, ka shkruar Várhelyi në një postim në twitter.

Për përcaktimin e një date për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet që ky kuadër negociues të aprovohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!