Komisioni Evropian kërkon që Kosovës dhe Serbisë t’u jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Këtë e deklaroi zëdhënësja Maja Kocijançiç. Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, ajo tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes.
Zëdhënsja tha se do të vazhdojë puna për arritjen e një akordi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, që do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare. E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”./abcnews.al