“Ke kaq shumë para por…”, Nusret publikon takimin me nënën por përballet me kritika

schedule15:39 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 15:39 - 20 Dhjetor, 2021

Nusret Gökçe, i cili u bë i famshëm për mënyrën e tij unike të marinimit të mishit, ka vizituar nënën e tij për herë të parë pas dy vitesh. Ai ndau këtë moment me 40 milionë ndjekësit e tij por është përballur me kritika për faktin se nëna e tij qëndron në një vend shumë larg stilit të tij të jetesës.

Videoja ka tërhequr qindra komente, pozitive dhe negative, me ndjekës që sugjerojnë se Nusreti duhet të shpenzojë disa nga milionat e ti për një shtëpi të re për nënën e tij. “Ti ke kaq shumë para, pse nuk po jeton nëna jote në një rezidencë”?

“Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blini një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!”, shtoi një tjetër. Përveç kësaj, një tjetër detaj që ndjekësit nuk kanë pëlqyer është fakti se ai nuk i hoqi syzet e diellit teksa vizitonte të ëmën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!