Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

KE jep dritën jeshile që Kroacia, Bullgaria dhe Rumania t’i bashkohen zonës Shengen: Fjalën e fundit e japin anëtarët e BE-së

schedule12:17 - 16 Nëntor, 2022

schedule 12:17 - 16 Nëntor, 2022

Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë “gati” për t’u bashkuar me Zonën Shengen pa pasaporta pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, tha Komisioni Evropian.

Një Shegen i zgjeruar do ta bëjë Evropën “më të sigurt, më të begatë dhe më tërheqëse”, tha ekzekutivi të mërkurën, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të pranojnë tre kandidatët. Miratimi kategorik vjen në prag të një takimi të ministrave të brendshëm në dhjetor, ku çështja e pranimit në Shengen u vendos të kthehet në tryezë.

Anëtarësimi në Shengen kërkon ndër të tjera zbatimin e rregullave të përbashkëta, menaxhimin e duhur të kufijve të jashtëm, shkëmbimin e informacionit të sigurisë dhe bashkëpunim efikas policor. Kërkohet një votim unanim për pranimin e anëtarëve të rinj.



Kroacia, Bullgaria dhe Rumania kanë pritur prej vitesh për t’iu bashkuar zonës pa pasaporta, e cila aktualisht përfshin 26 vende, duke përfshirë 22 vende të BE-së dhe pothuajse 420 milionë qytetarë.

Në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë , pritja është shtrirë në më shumë se një dekadë. Komisioni konfirmoi gatishmërinë e vendeve në vitin 2011 dhe u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve anëtare që të lejojnë anëtarësimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!