KE: Gjykata Kushtetuese krejtësisht funksionale, të jetë objektiv kryesor për Shqipërinë

schedule17:45 - 19 Maj, 2020

schedule 17:45 - 19 Maj, 2020

Komisioni Europian konfirmon në një reagim të sotëm për ABCneës, se po përgatit propozimet e tij për kornizën negociuese me Shqipërinë dhe synon t’i paraqesë ato në qershor. Komisioni Europian thekson, se rivendosja e një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale mbetet një objektiv kryesor për Shqipërinë.

“Gjykata Kushtetuese humbi kuorumin e saj në korrik 2018, kryesisht për shkak të rezultatit të Vettingut. Që nga dhjetori 2019, Gjykata ka kuorumin minimal për të vendosur mbi pranueshmërinë e çështjeve. Megjithatë, është e rëndësishme që procesi i emërimit të vazhdojë, në mënyrë që Gjykata të mund të rifillojë funksionalitetin e saj të plotë”.

Ekzekutivi europian i mëshon faktit, se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe  Gjykatës së Lartë është një kërkesë për Shqipërinë përpara se të mund të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare për anëtarësim. Do te jete kjo konference ajo që shënon fillimin zyrtar të negociatave.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian, sqaron se nuk po konsideron të tërheqë fondet për Shqipërinë. Sipas Komisionit, fondet i nënshtrohen një kontrolli, vlerësimi dhe monitorimi shumë të rreptë.

“Në rastin e 180 milion eurove ndihmë makro financiare e vënë në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar vendin të kufizojë ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirusit, kjo ndihmë është gjithmonë e kushtëzuar me ekzistencën e mbështetjes paralele nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për këtë program, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mekanizmat efektiv demokratik në vendin përfitues”.

Ekzekutivi europian, rikujton se procedura e ndihmës për çdo vend tê Ballkanit do tê bëhet me një kushtêzim specifik. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!