“Ke fshehur emrin e babait”, deputetja demokrate reagon ashpër: S’ju lë “mola”, jeni lepuj

schedule22:22 - 21 Tetor, 2021

schedule 22:22 - 21 Tetor, 2021

Deputetja demokrate Elda Hoti ka reaguar pas ankesës që u depozitua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku thuhet se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj për shkak të së shkuarës së tij kriminale. Deputetja e cilëson shpifje duke mohuar që të ketë ndryshuar gjeneralitetet. “Nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur” shprehet ajo. Letrën kundër asaj, Hoti e cilëson sulm, por thekson se nuk do të dorëzohet në misionin e saj për pastrimin e politikës nga njerëz të tillë.

Postimi i plotë i Elda Hotit

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen  e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.

Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private.  Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti?

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju✌?E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon✌?

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!