“Ke 1 minutë kohë”, gruaja grabit bankën për të paguar operacionet plastike të fytyrës

schedule20:08 - 12 Maj, 2021

schedule 20:08 - 12 Maj, 2021

Një grua nga Alabama, e cila mendohet se ka vjedhur para nga një bankë për të paguar për operacion plastik, është shpallur fajtore për grabitje dhe do të burgoset për 15 vjet.

Iconic Facce pranoi se ka vjedhur bankën në Gulport në mars 2019. Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo ia dha një letër njërit prej zyrtarëve në bankë, ku shkruante: “Ke 1 minutë kohë për të mi dhënë paratë”.

Por kamerat e sigurisë kishin regjistruar të gjithë rastin, ndërsa nuk u pa asnjë armë.

Mediat lokale raportuan se një makinë ishte braktisur afër bankës dhe u gjet më vonë. Ndërsa një javë më vonë, ajo u arrestua në aeroport teksa po kthehej nga Meksiko.

Autoritetet e sigurisë besojnë se ajo ishte në udhëtim për të kryer operacion plastik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!