“Kavalierët” e koshit/ NBA, Cleveland tregon se është më i forti

schedule18:16 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 18:16 - 28 Dhjetor, 2024

Mbrojtjet u avulluan në kuptimin e plotë të kësaj fjalë.

Nuk dihet se çfarë kanë menduar yjet e Denverit dhe të Klivlendit në përballjen e tyre në NBA, veçse rreth 20 000 tifozët në Arenë panë vetëm sulme drejt koshave.

Përfundimi ishte 149-135 për miqtë, dhe Kavaliersët e konfirmuan statusin si ekipi më I mirë I sezonit të rregullt në basketbollin amerikan.

Suksesi, pavarësisht se u luajt si në një ndeshje argëtimi ka kuptim të madh, sepse u arrit në fushën e kampiones së dy viteve më parë, dhe përballë lojtarit më të mirë të NBA-së në pesë vitet e fundit.

Nikola Jokiç nuk u mjaftoi vendasve, ndonëse arriti një tripëll dabëll, sepse yjet nga Klivlendi ishin të shumtë dhe bënë një paraqitje të shkëlqyer.

Donovan Miçëll ishte më I miri prej tyre me 33 pikë, Moblei shtoi 26, Garland 25, Alen arriti në 22 pikë e 10 topa në tabela, ndërsa Levert realizoi 13 pikë e Uejd 11.

Loja ishte e ashpër, dhe të dyja ekipet patën statistika të ngjashme në topa të kapur në tabela dhe në asistë, por Kavaliersët bënë më shumë sulme, dhe patën ndihmë më të madhe nga stoli.

Nikola Jokiç arriti në 27 pikë të shënuara, 14 topa në tabela dhe 13 asistë, por as kjo nuk mjaftoi.

Ish-ekipi I Lebron Xhejmsit është në vend të parë në Konferencën Lindore me 27 fitore e 4 humbje, ndërsa Denveri ka zbritur në vendin e shtatë në Perëndim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!